Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, ka ndàrë së fundmi disa video “Tik Tok-u”, ku në sfond dëgjohet kënga e saj “Amelia”.
Kjo këngë duket se është kthýer në hitin e “Tik Tok-ut”, pasi njerëz nga e gjithë bota po e dëgjojnë dhe po kërcejnë me ritmet e saj.
Kjo duket se ka bërë mjaft të lumtur Besën, e cila shkruan krahas videove:
“Amelia po thýen rekorde në ‘Tik Tok’. Këto video nga e gjithë bota më sjellin kaq shumë lumturi. Faleminderit”.
“Amelia”, bashkëpunimi i Besës me këngëtarin e huaj Mattyas është publikuar 5 vite më parë dhe ka më shumë se 9 milionë klikime.