Ylli Limani, me rastin e 26-vjetorit, publikoi sot këngën e tij më të fundit, “Buzët e kuqe”. Muzika dhe teksti janë punuar nga vetë këngëtari, ndërsa beat-i është realizim i BigBadBeats.
Në pjesën më të madhe të komenteve, vihen re vlerësime për projektin e ri të Yllit, por nuk mùngojnë as komentet, të cilat e krahasojnë me “Blinding Lights” të The Weeknd.
Disa e quajnë “versionin shqip të ‘Blinding Lights’”, disa e quajnë “copy paste”dhe “të vjédhur prej fillimit në fund”, ndërsa për të tjerë është “frymëzuar më shumë seç duhet nga The Weeknd”, shkruan Anabel.Për hir të së vërtetës, këngët kanë ngjashmëri, e cila nuk mund të jetë rastësi. Nuk është çudi që Ylli të jetë frymëzuar nga The Weeknd.
“Buzët e kuqe” duket se është një risjellje e muzikës pop në vitet ’80, e cila frymëzohej nga ritmet disco dhe electronica.
Rikthími në vitet ’80 është tashmë trend në muzikë. Dua Lipa për shembull publikoi një album të tërë (Future Nostalgia) të frymëzuar nga muzika e katër dekadave më parë.
Megjithatë, duhet théksuar se jo pak njerëz nuk pajtohen me idenë që është thjesht frymëzim.
Në fakt duhet thënë se gjithë zhvillimi i këngës dhe harmonia (procesi që analízon tingujt individualë dhe mbivendosjen e tingujve të tjerë në të dëgjuar) janë të ngjashëm.