Stine është rikthyer me bashkëpunim të ri.

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Stine sapo ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “La vida loca”.

Për këtë këngë, ai ka bashkëpùnuar me dy artistë, GBMC dhe Unruly, ndërsa këngës ia shoqëruan edhe videoklipin.

Klipi i “La vida loca” sjell skena verore, teksa Stine në shumë pjesë shihet i rréthuar nga femra atraktive.

Për videoklipin është kujdesur Estia Films, ndërsa beatin e punoi Way beats.

Stine është aktiv vazhdimisht me projekte muzikore, atë e shohim shumë shpesh në bashkëpunime të tilla, ashtu sikurse edhe në solo-projekte.

https://www.youtube.com/watch?v=Q_FKt16HvsY

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!