Ashtu si sezonin e kaluar, edhe këtë sezon të ri televiziv Marina dhe Luana do jenë ‘rívale’ me njëra-tjetrën, pasi të dyja do i shohim në të njëjtën kohë në televizion me emisionet e tyre.
Përkatësisht “Klanifronia” dhe “Shiko kush luan” trànsmétohen çdo të shtunë në orën 21:00 dhe duhet ta pranojmë se zgjidhja se kë të shohim më parë do jetë tepër e vështirë.
“Shiko kush Luan” rikthéhet në ekran mbrëmjen e sotme pas shumë muajsh që kur u ndérpré me të ftuar: Lori Hoxha, Mozzik, Kida, Emina Cunmulaj, Adrola Dushi, Xhesika Berberi, Arbër Hajdari, Elita 5 dhe Elita Ziberi.
Ndërsa ‘Klanifornia’ ka nisur sezonin e ri prej disa javësh duke mbërthýer teleshikuesit para ekranit me humor dhe spektakël.
Dhe në këtë natë, kur të dyja do jenë në transmetim, Luana dhe Marina nuk kishin si të mos i uronin njëra-tjetrës suksese, duke na treguar edhe një herë se rívalíteti nuk mundet kùrrsesi të fùtet mes tyre.
Dy moderatoret bukuroshe kanë shpërndarë nga një foto të njëra-tjetrës, duke shkruar:
Sukseset e botë gjysma ime @luanavjollca/ Rrushi im, suksese sonte @marinavjollca
Dy motrat na kanë treguar edhe ‘look-un’ e mbrëmjes së sotme.
Luana na la pafjalë me një fustan të kuq lëkurë nga Alexander McQueen, kurse Marina ka zgjedhur një kostum të zi me shkëlqím nga Elisabetta Franchi.