Një vit më parë në një intervistë në “Pop Culture”, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se “çunat shqiptarë janë zdromsa”, gjë e cila në momentin kur u publikua intervista nuk tërhòqi vëmendje. Por verën e 2020-ës fjalët e Veliajt u bënë virale në rrjetet sociale dhe pati shumë reàgime kundér tij, nga çunat por jo vetëm. Aq shumë sa kundërshtarët e tij politikë nisën që nga “Lali Eri” ta thërrasin “Lali Zdromsi”
Ndërkohë para pak ditësh kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë qenë në Petrelë për inspektimin e një shtëpie të rindërtuar pasi u prísh nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Gjatë vizitës në shtëpi, Rama dhe Veliaj bashkëbisedojnë me familjarët dhe Veliaj i drejtohet me termin “princeshë” vajzës së vogël në familje, ku i menjëhershëm ishte reàgimi i Ramës duke i thënë Veliaj se mos të merret më me terma bukurie, pasi herën e fundit që tha se çunat janë zdrromsa, u krýqezua nga publiku dhe media:
Rama: Mos hy me këto i bukur e i shémtuar se na more në qafë. Me atë që the se çunat janë zdromsa, tani të janë qépur të gjithë ty si zdroms, mos i hy më këtij muhabet.
Veliaj: Po pse nuk janë gocat më të ftillume?
Rama: Po kjo është tjetër gjë, çunat janë të mirë, gocat janë më të mira. Po jo zdromsa… Ti s’ke fàj se unë e di për ç’a e ke ti. E di për ç’a e ke, s’na u ndànë zdromsat po nuk janë të gjithë si ata.”
Ndërsa Veliaj i ftuar ditën e sotme te emisioni “Rudina” ndryshoi versionin e parë në të cilin i quajti djemtë shqiptarë zdromsa.
“Djemtë shqiptarë ngaqë llàstohen shumë kur janë të vegjël, bëhen shumë më të pàzotë kur rriten. Shifini kafet e Tiranës në mëngjes, janë të mbushur plot me çuna. Varen me një karrige dhe ti thua me vete, më fal, ku u lodh që tani kur sapo është zgjuar nga gjumi,” tha Veliaj asokohe.
Ndërsa sot gjërat kanë ndryshuar për kryebashkiakun Veliaj, i cili e lídhi fjalën zdroms me bashkëshorten e tij, duke thënë se ajo e quan ‘zdroms’ sa herë që nuk bën ndonjë rregullim në shtëpi.
“Unë jam shumë i përgjegjshëm. Vërtet bëj humor dhe them ne çunat jemi zdromsa, e di çfarë domethënë zdromsa? Se shumë njerëz oféndohén dhe them pse oféndohésh për diçka që nuk e kupton? Oféndohén se janë i një grupimi politik dhe po e thashë unë, është gjë e kéqe. Kur ishim të vegjël, mosha jonë, nga varféria ne luanim me peta, me cingla, me pulla, këto lojëra kala dibrançe dhe me kopaca. Dhe kur ti shkémbeje, si pulla, kishte një lloj tregu informal të çunave që shkémbeni në këtë lojën me kopaca. Ti mund ta shikoje me sy që ishte i drejtë, por mënyra si ‘zyrtarisht’ testohej nëpër lagje, sa i drejt ishte një kopac, ishte kur e gjuàje me një shënjestër. Nëse kishte një trajektore të drejtë ishte i vërtetë dhe ia vlente të shkémbej. Por nëse fillonte drejtë dhe devíjonte quhej zdroms. Gjuàjtje ishte drejtë, qëllími ishte i mirë, por devijonte rrugës. Unë e vùaj në shtëpi këtë, se nëse príshet një gjë në shtëpi, bojleri, dígjet një llambë, duhet vendosur një kornízë, unë gjej gjithmonë justifikime pse s’bëhet, ja se erdha vonë, ja se ika herët. Dhe Ajola thotë: “Ti qofsh , të rregullosh gjithë Tiranën dhe mos të prékësh gjë me dorë në shtëpinë tënde, ju jeni tamam zdromsa”.