Fifi është padýshim një nga këngëtaret më të mira në industrinë e muzikës shqiptare që ka ditur gjithmonë si të vjédhë zemrat e publikut, sidomos me béladat e saj të famshme.
Këtë verë na bëri të gjithëve të kërcejmë me bashkëpunimin që solli me Young Zerkën të titulluar “Pa gajle”.
Megjithatë, Fifi po na vjen me një tjetër duet këtë herë me reperin Blleki.
Xhirimet e këngës kanë përfùnduar, teksa së fundmi këngëtarja ka postuar në Instagram një video ku dëgjohet një pjesë e këngës së re.
Ajo titullohet “Mbidòzë” e duket një këngë ritimike dhe tepër e bukur, teksa ende nuk na kanë treguar se kur do publikohet.
Ndërkohë, Fifi na ka treguar më herët këtë verë se në planet e afërta është edhe një bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, por rreth tij nuk ka ende asnjë detaji.
https://www.youtube.com/watch?v=Dcw40y-j_3A