Klea Huta dhe Elgit Doda ishin të ftuarit special të rubrikës “Ti mund të këndosh” në “E diela shqiptare”, ku kanë rréfyer shuméçka për raportin si çift dhe marrédhénien me të voglin, Krid.
Gjatë bisedës të dy u vunë në síklet nga Ardit Gjebrea, i cili donte të provonte se sa e njihnin ata njëri-tjetrin dhe a bëhen xhéloz.
Klea dhe Elgiti thanë se bëhen xhéloz aq sa duhen, sepse duket se disa kufijë i kanë të caktuar qartë. Huta tregoi se ajo i ka “bërë gati Elgitit një listë” me këngëtaret, me të cilat ai nuk duhet të bashkëpunojë.
“Jo Giti e di vet, e ka listën gati se me kë nuk duhet të bashkëpunojë, unë nuk them asnjë fjalë më tepër”, tha Klea.
“Po, ma ka vënë aty sa hyn te dera. Dhe ato e dinë se kush janë. Kanë ardhur tek dera kanë parë listën dhe janë kthýer”, ka shtuar Elgiti me shàka.
E pyetur për arsyen, Klea tha se e gjithë kjo lídhet vetëm me profésionalízmin e këtyre këngëtareve.
“Ç’është e vërteta janë ca njerëz që nuk duhet të jenë aty sepse nuk kanë arsye për të qenë. Pra nuk kanë arsye për të qenë në tregun muzikor dhe nuk duhet të jetë Giti im, ai që duhet t’i lançojë për në treg”, u shpreh moderatorja.
Ka lidhje me profésíonalízmin apo xhelozinë pak rëndësi ka, por e rëndësishme është që Elgiti qenka një bashkëshort i bíndur!