Capital T postoi mbrëmjen e sotme këtë foto, ku përveç fizikut të tij që si gjithmonë admirohet nga të gjithë, vëmendje mori ajo çka ai kishte shkruar.

“Mamiii unë jom bísha. Loading”.

Nëse jeni në mëdyshje, na lejoni t’ju themi se ky postim i paraprin publikimit të këngës së dytë nga pjesa e dytë e albumit “Skulpturë”.truekapo

Bëhet fjalë për bashkëpunimin me Vig Poppën që titullohet “Bísha”, por për momentin nuk ka një datë publikimi.

Ditën e djeshme, artisti ka ndàrë sot me fansat detajet e fundit lídhur me datën e publikimit dhe këngët e albumit.

Në një postim në rrjetet sociale, 29-vjeçari ka treguar se nga 1 tetori albumi do gjendet kudo online. Pjesa e dytë përbëhet nga 8 këngë, 4 prej të cilave janë bashkëpunime me Dardan, Vig Poppa, Pronto Dinero dhe Mente Fuerte.truekapo

Ndëra 4 solot e tjera titullohen “S’kthehna”, “Fjalët e nanës”, “Demons” dhe “Braziliane”, që u publikua disa javë më parë.

Dhe siç mund ta keni kuptuar edhe në këtë pjesë mungon bashkëpunimi me 2PO2, ndonëse fansat e prísnin të ishte pjesë e albumit.

Kujtojmë se albumi është i ndàrë në dy pjesë dhe deri tani artisti ka publikuar vetëm pjesën e parë, e cila përbëhet nga 7 këngë: C’est la vie, DMP, Tu festu, Money, 600 PS, Flawless, Flex.truekapo

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!