Që prej muajit korrik të këtij viti, këngëtarja Bebe Rexha po përflitet për një romancë me një mashkull místeríoz, me të cilin është parë disa herë.
Dailymail publikoi fillimisht disa foto të këngëtares me një djalosh brun, të gjatë dhe shumë simpatik, me të cilin ajo shfàqej shumë e afërt.
Megjithëse deri tani nuk kishte lënë të kuptohej ndonjëherë në rrjete sociale nëse ishte në një lídhje, sot Bebe Rexha i ka uruar ditëlindjen partnerit të saj.
Në InstaStory, këngëtarja ka publikuar një foto me mashkullin të cilit ia ka zénë fytyrën, teksa shfàqen përbàllë njëri-tjetrit me fytyrë, gati për të shkémbyer një puthje.
“Gëzuar ditëlindjen zemër”- shkruan Bebe krahas postimit, duke zyrtarizuar në njëfarë mënyre lídhjen e saj.
Bebe është e kujdesshme, por njerëzit në internet janë shumë të kujdesshëm ndaj detajeve. Së fundmi, sipas raportimeve të Daily Mail dhe Just Jared, Bebe është parë në shoqërinë e Keyan Safyari. Fotot e tyre tregojnë diçka më shumë se shoqëri.
Çfarë e konfirmon akoma më shumë romancën e tyre është fakti se Keyan, referuar informacioneve në Google, ka lindur më 17 shtator, 1983.
Keyan zotëron Moving Images Entertainment, një kompani për prodhímin e filmave, projekteve televizive dhe programe të tjera argëtuese. Ai është producent, regjisor, fotograf, artist dhe sikur të moj mjàftonin këto, është edhe lojtar hokej.