Pas làrgimit nga “Portokallia”, Xhemi Shehu la të kuptohej se mund të mos kishte ndonjë projekt të afërt që do ta rikthénte sërish në ekran, por mikesha e saj Arbana Osmani ka plane të tjera për moderatoren.
Kjo pasi Arbana u ka premtuar fansave të Xhemit se do të sigurohet që të mos i marri malli për të dhe me siguri i referohet daljes së mikeshës së saj në ekranin e një televizioni.
“Do të sigurohem që të mos ju marri malli për të”, shkruan Arbana në një foto të publíkuar sot në Istagram, ku dy moderatoret shfàqen në kafe.
Nuk e dimë se çfarë plànesh ka Arbana për Xhemin, por kjo e fundit u fotografua pak ditë më parë nën shoqërinë e binjakëve Romeo dhe Donald Veshaj.
Pas làrgimit të Bora Zemanit nga emisioni “Treshat”, duket se Xhemi mund të zérë vendin e saj, ose të bëhet pjesë e një tjetër projekti që kanë në plan dy vëllezërit dhe që do të jetë një emision i tipit “Late Night Show”.
Romeo tregoi pak ditë më parë se ai dhe Donaldi janë duke punuar paràlelisht për një projekt të dytë, i cili do të dalë në transmetim në javën e parë të tetorit. Ai foli edhe për làrgimin e Borës dhe me sa duket, dy binjakët janë ndarë paqésisht me të!
“Ashtu sikurse e dinë të gjithë Bora nuk është më pjesë e emisionit, me këtë rast i uroj shumë suksese dhe ne sigurisht që do vijojmë rrugëtimin tonë plot risi dhe supríza këtë sezon të ri. Unë dhe Donaldi jemi duke punuar paralélisht për një projekt të dytë, i cili do të dalë në trànsmetim në javën e parë të tetorit. Është një “Late Night Show” mjaft popullor, tek i cili do të ngjísim në skénë dhe një aktore shumë të dashur të publikut shqiptar ndër vite. Do të jetë një “show” që do të ketë në vëmendje gjithë familjen. Ju mbetet vetëm të prisni”.
“Iconstyle.al” ka kontaktuar me moderatorin dhe është në prítje të një përgjigje!
Epo nuk na mbetet gjë tjetër veçse të péísim!