Nëse e ke pasur vështírë të thuash “Po” deri tani për mijëra arsye, mos të të vijë keq! Nuk ishte koha jote! Tani mund të thuash një “Po” të shumëmerituar. Si princeshat e vërteta!

“Love Story” është formati më i ri “Reality Dating Show” në Tv Klan, me producente Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu.

Nëse s’të ka ecur në dashuri dhe po kërkon “njeriun e jetës” . Nëse ke dëshirë që bashkë me dashurinë të gjesh edhe famën, edhe suksésin , rruga për marketingun e çdo ideje pas programit do të jetë më e thjeshtë sepse po të dish të fitosh zemrën jo vetëm të partnerit/ partneres, do të fitosh edhe zemrat e mijëra njerëzve që do të jenë ndjékësit e tu!Love Story" - Apliko tani! - Tv Klan

Nëse je një vajze mbi 20 vjeç dhe një djalë mbi 24 vjeç, ke një diplomë universitare dhe një profesion, je single në këtë fazë të jetës dhe ndjen që mund të thýesh tabu, e je gati të jetosh një emocíon të fòrtë përpara publikut dhe kamerave, apliko tani

Një djalë beqar pretendent është në qendër të udhëtimit romantik të dashurisë, ndërsa vajzat pretendente “single” janë ato që do mundohen t’i fitojnë zemrën. Por në fund, ai do të zgjedhë vetëm njërën prej tyre. Ajo mund t’i thotë “Po”, nëse dashuria është e vërtete, por mund t’i thotë edhe “Jo”, nëse gjatë kësaj përvoje televizive rrugëtimi nuk ka ia përmbùshur të gjitha pritshmëritë e “historive romantike”.

Nëse ajo e réfuzon dhe i thotë “Jo”, automatikisht bëhet préténdente për t’u ulur në frònin e “kandidates beqare”, në sezonin e ardhshëm televiziv. Famë, sukses apo rrugëtim drejt dashurisë së vërtetë? Pasíon, romancë, dashuri, xhélozi, sfídë! Një unazë brilante pret dorën e një vajze me fat!

Një kavalíer romantik dhe modern kërkon të gjejë dashurinë e jetës në këtë format që do të frymëzojë ndjénjat e vërteta dhe do të zgjojë kuptimin e romancës së vërtetë në shoqërinë shqiptare. Ndryshoje jetën sentímentale dhe jeto një aventurë televizive që do të të falë famë dhe sukses!

Është koha e dashurive të mëdha në sytë e të gjithëve! Pjesëmarrja në një format si ky, përveç emocionit dhe lumturisë, mund të të ndryshojë përgjithmonë jetën! Ndiqe dashurinë në këtë format dhe jetoje lumturinë me të gjithë publikun! Është koha jote! Është tani!

Moderatorja e mirënjohur, Alketa Vejsiu sërish bëri të ditur se është shumë afër dita e nisjes së transmetimit të këtij formati totalisht të ri në vendin tonë. Kandidati kryesor ose “Princi” i përzgjedhur i programit quhet Sajmir. Është 33-vjeçar, simpatik dhe është një biznesmen i suksesshëm i cili do të mundohet të gjejë dashurinë e jetës së tij mes vajzave pjesëmarrëse në këtë dating show.

Alketa me anë të profilit të saj në rrjétin social Instagram, i ka ftuar të gjitha femrat të bëhen pjesë e programit dhe të konkùrrojnë për të fituar zemrën e djalit. Gjithçka që do ndodhë në këtë Reality Dating Show publiku do ndjékë në ekran në kohë reale.

“Hey vajza Beqare ne kerkim te dashurise se jetes! Jeni gati per Romancen me te bukur televizive? E kemi vendosur se cili do te jete “Princi Modern”ne spektaklin e ri te dashurise ne @rtvklan “Reality Dating Show” me i ri ju pret! Kandidati kryesor quhet Sajmir, Eshte 33 Vjec. Jeton dhe Punon mes Shqiperise dhe Gjermanise! Financier!

Sipermarres i disa bizneseve te suksesshme! Me nje familje qe ja njohim e qe ka dashur shume ta edukoje dhe rrise ne nje familje me vlera; kur i vendosen emrin sapo lindi donin patjeter qe Sa I Miri, te behej djale i mire! Te gjitha prétendentet qe duan ti fitojne zemren jane te ftuara te aplikojne ne www.tvklan.al/lovestory dhe te plotesojne formularin! Ose te paraqiten ne @rtvklan ne fazen e pare te “Casting / Perzgjedhjes” per takim me Produksionin dhe Autoret keto dite dhe data;

E enjte 24 shtator ora 15.00 Ne Tv Klan
E hene 28 shtator ora 15.00 ne Tv Klan
E marte 29 shtator ora 15.00 ne Tv Klan
Ju presim! Paçi Fat!”

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!