Bora Zemani ka postuar së fundmi një foto ku shfaqet në ambientet e Top Channel dhe në këtë sezon të ri televiziv do të shfaqet nën logon e këtij televizioni.

Ende nuk dihen arsyet se përse Bora dhe vëllezërit Veshaj nuk erdhën së bashku këtë sezon televiziv.

Burime të sigurta konfirmojnë për “revistawho.com” se Bora do të vijë çdo ditë në shtëpitë e shqiptarëve me një format që është bërë i famshëm gjatë sezonit të shkuar.Bora Zemani flet për divorcin nga Vin Veli dhe lidhjen e përfolur me Donald  Veshaj | Story

Bëhet fjalë për rubrikën “Përputhen” që u dha mundësi vajzave dhe djemve të gjenin shpirtin binjak në “E diell”.

“Përputhen” do të kthehet tashmë në një emision të përditshëm, sërish me autorësi të Olsa Muhametit.

Olti Curri nuk do të jetë më në poltronin e opinionistit, që pas tërheqjes që bëri në sezonin e shkuar nga ky pozicion, por burime për “revistawho.com” bëjnë me dije se të tjerë personazhe të njohur janë në negociata me programin që tashmë do të jetë i përditshëm.

“Përputhen” do të transmetohet pas “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.Bora Zemani lë binjakët, zbulon projektin e ri në ekran

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!