Prej pak kohësh, në media është përfòlur fàkti që moderatorja Xhemi Shehu është làrguar nga televizioni “Top Channel” pas shumë vitesh punë.
Burime për “Anabel.al” treguan se Xhemi ka firmosur dorëhéqjen në një kohë që ka pasur zëra për largimin edhe të regjisorit Altin Basha dhe të një pjesë të aktorëve të programit të humorit, “Portokalli”.
Këto zëra i ka konfirmuar zyrtarisht së fundmi vetë moderatorja, e cila i është përgjigjur ndjékësve kuriozë në komente.
Në foto të ndryshme në Instagram, Xhemi s’mund t’i shpëtonte pyetjeve për largimin e saj nga “Portokalli”, ndërsa ajo i ka pohuar këto lajme.
“E vërtetë që s’do jesh më në ‘Portokalli’?”- e pyet një ndjékës, ndërsa moderatorja i përgjigjet me “Po”.
Gjithashtu, një tjetër komentues i shkruan:
“Mos u lòdh shumë se kemi ‘Portokallinë’ në tetor”, koment të cilit Xhemi i është përgjigjur:
“Nuk lodhem duke e parë nga shtëpia.”
Ende nuk e dimë kush do të jetë tashmë në drejtimin e emisionit të humorit dhe ç’surpriza ka rezervuar Xhemi për të ardhmen.