Robert Berisha ka mòhuar të jetë aktualisht në një lidhje me bukuroshen Jessica Kadiu.

Në një intervistë për Revistën Who, këngëtari i njohur tregoi se është beqar dhe tha me iròni se portalet flasin dhe dinë shumë për të.

“Jo nuk jam në një lídhje edhe pse portalet flasin për mua. Ata e dinë më mirë jetën time private se unë”, u shpreh ai.

Mirëpo pamjet flasin ndryshe pasi vetëm pak ditë më parë, Prive.al publikoi një fotografi të dyshes në një pikë karburantesh rrugës për Shqipëri ku shihen krah njëri-tjetrit.

Jessica ka vetëm pak ditë që ka ardhur në trojet shqiptare nga New York-u, pas disa muajsh bllòkim si pasòjë e pandemisë.

Ishte vetë ajo e cila muaj më parë pranònte lidhjen me Robert Berishën në një deklaratë bòmbë në Instagram, që bëri bujë në mediat shqiptare pasi këngëtari e kishte mòhuar kategorikisht romancën në verën e kaluar, kur u panë së bashku në Turqi.

E megjithatë, deri sa Roberti të vendosë të flasë për jetën private, kemi të reja nga karriera e tij që po merr tjetër drejtim. Ai ka njoftuar se këtë vit pandemia i ka príshur punë me koncertet dhe projektet e reja.

“Kisha disa projekte që kisha për t’i publikuar këtë verë, besoj që do i lë për vitin tjetër. Nuk e di saktë sa koncerte (u anuluan), por 22 dasma dhe disa koncerte si të gjithë kolegët e tjerë të muzikës live. Në dallim prej këngëtarëve ‘playback’ që po i mbajnë disa koncerte gjatë ditës në bregdetin shqiptar. Me rëndësi ka të kemi shëndetin dhe të kalojë kjo situatë sa më shpejt se lekët vijnë dhe ikin”.

E megjithatë, tetori do ta gjejë me një program të vetin në Klan Kosova, që mban emrin ‘Roberti plaket kur don vet’.robertberishaofficial

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!