Sezoni i ri televiziv do vijë me surpríza këtë shtator dhe ekrani i ‘Top Channel’ duket se ka pësuar më shumë ndryshime se kushdo.
Disa të konfirmuara, të tjera ende me pikëpýetje, duket se vjeshta do sjellë figura të reja e do largojë nga ekrani ikòna të këtij televizioni.
Eno Popi– Edhe emisioni i tij “Dilema- Deal or no deal” duket se e ka mbaruar cíklín e tij. Kjo pasi sipas ndryshímeve të fundit, emisioni nuk do të trànsmetohet më. Vendin e tij do e zëjë ‘Përputhen’, nën moderimin e Bora Zemanit, e cila është blerja e re e konfirmuar e TCH. Nuk dihet nëse Eno do vijë me ndonjë program të ri dhe kur apo nëse ka ndryshuar logon e televizionit, raporton IconStyle.
Xhemi Shehu– Është e para që konfirmoi largimin e saj nga ky televizion. Fillimisht, zëra të brendshëm bën me dije se Xhemi ka firmosur dorëhéqjen dhe më pas ishte vetë moderatorja që e konfirmoi diçka të tillë në Instagram.
Alban Dudushi– Thashéthémet thonë se pas 20 vitesh në Top Channel, Alban Dudushi do të lerë shtëpinë e tij profesionale. Nuk kemi ende një réagim nga ana e tij dhe ende nuk dihet se me ç’televizion ka lídhur kontratë Albani për këtë sezon. Ndërkohë, Bieta do të vijojë me programin e pasdites “Ftesë në 5”.
Dojna Mema– As Dojnën nuk do e shohim më në “Pop Culture”. Disa ditë më parë nëpërmjet një Instastory moderatorja bukuroshe ka treguar se rubrikës së këtij emisioni “Një ditë me Dojnën” i ka ardhur fundi dhe kjo na çoi në përfùndimin se nuk do ketë një sezon të ri për “Pop Culture”. Sakaq, nuk dimë të themi se çfarë do ndodhë me Dojnën dhe nëse do sjellë ndonjë projekt të ri.