Kur thuajse të gjithë artistët shqiptarë kanë ardhur me bashkëpunime këtë verë, Tayna po kërkon suksesin e vetme.

Siç kishte paralàjmëruar, ajo ka sjellë këngën e re, të titulluar “Qe qe”, për videoklipin e të cilës është frymëzuar nga seriali latin, ‘Pasionet e Fshehta’.

Për rikujtesë Tayna disa javë më parë me anë të një postimi në Instagram, nxíti kuréshtjen e fansave në lídhje me këtë telenovelë, por ndryshe nga sa menduam fillimisht  arsyeja është pikërisht klipi i ri.

Kënga është punuar nga Cricket me muzikë dhe melodi nga Tayna dhe Muma, teksa fabula e klipit lidhet me tri motrat dhe tre vëllezërit, ndërsa në disa skéna Tayna shfaqet edhe në rolin e këngëtare së serialit, Rosarios.

Po ashtu, kënga fillon me disa vargje në spanjisht, teksa 23-vjeçarja duket në top formë, si zakonisht.tayna

Kujtojmë se Tayna numëron disa híte në repertorin e saj, kurse së fundmi ka shënuar një hap të ri në karrierë, duke nënshkruar kontratë me “Sony Music” në Gjermani.

Ndërkohë, muajin e kaluar ajo solli Bass që u mirëprit shumë nga fansat dhe numëron miliona klikime.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!