Nuk ka kaluar ende një vit që kur Tayna e Dafina bashkuan fòrcat duke na sjellë një nga bashkëpunimet më të bukura shqiptare.

Ato publikuan këngën e tyre të parë bashkë “Bye Bye” që bëri namin aso kohe dhe ndonëse kanë kaluar shumë muaj dhe hite të reja po dalin çdo ditë, kjo këngë nuk del nga moda.

Përkundrazi, vijon të dëgjohet shumë dhe madje disa javë më parë ka arritur një rekord, duke numëruar mbi 50 milionë klikime. Në këtë mënyrë ky projekt bëhet bashkëpunimi me më shumë klikime mes dy femrash në muzikën shqiptare.

Së fùndmi, rrjeti po zíen nga lajme se dy artistet e famshme nuk i kanë më raportet si më parë dhe marrëdhënia e tyre mund të jetë krísur.

Sipas Prive.al shkàk është bërë mosmbështetja e tyre ndaj njëra-tjetrës kohëve të fundit.

As Dafina dhe as Tayna nuk kanë treguar suport për këngët e reja që kanë nxjérrë.Dafina Zeqiri dhe Tayna lansojnë këngën 'Bye bye' (Video) - Epoka e Re

Madje disa muaj më parë, kur u përfol se dy vajzat do sjellnin një tjetër bashkëpunim me njëra-tjetrën, ky lajm u hòdh poshtë në mënyrë kategorike nga menaxheri i Taynës, i cili tha për iconstyle.al se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Nuk dimë ende të themi se çfarë ka ndodhur me të vërtetë mes vajzave por mbetemi në pritje të reagimeve të tyre.Digjet skena! Tayna dhe Dafina Zeqiri performojnë për herë të parë ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!