Dy rep-artistët më të dashur të estradës shqiptare, Stresi dhe Finem kanë vendosur të bashkohen për një projekt.

Ditë më parë ata veçse kishin paralajmëruar lansimin, por gjatë ditës së sotme (e martë) ata kanë surprizuar fansat me plasimin e këngës.

“Gazi nfund” titullohet projekti muzikor, për instrumentalin, miksimin dhe masterizimin e së cilit është përkujdesur producenti Arlenn.VIDEO/ Drift në mes të Tiranës, Stresi dhe Finem “sfidojnë ...

Sikurse edhe në shumicën e prodhimtarive muzikore, edhe kësaj radhe dyshja kanë shkruar tekstin për repturat e tyre.

Të rrethuar me shoqëri dhe makina të shtrenjta, reperët kanë shfaqur ‘jetën e rrugës’, të mundësuar kështu nga Keid Balla.

Sidoqoftë, në momentet e para të lëshumit të këngës, fansat kanë filluar me komente pozitive ndaj saj.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!