Në muajin shtator nis sezoni i ri televiziv, i cili si çdo herë vjen me ndryshime si tek figurat e njohura të ekranit, ashtu edhe në programacion.

Surpríza të reja na présin edhe këtë vit, ndërsa njërën prej tyre e ka rezérvuar moderatorja Nevina Shtylla.

Duket se veçse në “Përputhen”, moderatoren do ta shohim edhe si gazetare sportive, dy vite pasi e pamë krah Manushit në “Procesi sportiv”.

Rikthimin e saj në këtë format e ka paralajmëruar edhe faqja zyrtare e “Procesit Sportiv” në Instagram, duke publikuar një foto epike të Nevinës me Cristiano Ronaldon (të photoshop-uar).

“Nevina Shtylla tha po…”- shkruhet krahas postimit që ka shkrírë së qeshuri edhe vetë moderatoren.

Në një tjetër postim, Nevina ka lajmëruar ndjekësit e saj:

“Ju thashë pra! Së shpejti!”

Mbetet të présim për të mësuar të tjera detaje.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!