Ballina Shëndetësi Ndërron jetë një nga aktivistët më të vjetër të fesë islame në...

Ndërron jetë një nga aktivistët më të vjetër të fesë islame në Tiranë, myezini i xhamisë së Kokonozit, Rrahman Balla

Pas një sëmundje të rëndë, që e vuante prej disa vitesh ndërron jetë një nga aktivistët dhe shërbyesit më të vjetër të Fesë Islame në Tiranë, ish-mësuesi i Kuranit në Medresenë e Tiranës, Rrahman Balla.

Menjëherë pas rihapjes së fesë profesor Rrahmani, ashtu siç njihej nga të gjithë aktivizohet fillimisht me kurset e Kuranit Famëlartë, që u hapën njëkohësisht me rihapjen e Medresesë në mjediset e Xhamisë së Kokonozit në Pazarin e Ri në Tiranë. Gjithmonë i buzëqeshur me njerëzit dhe me xhematin e gjeje vazhdimisht në safin e parë të xhamisë.

Megjithëse vuante nga sëmundja e Parkinsonit vitet e fundit mundohej të ishte aty në safin e parë dhe për sa Zoti i dha fuqi ai e thërriti ezanin, duke i ftuar besimtarët në namaz. Në vijim po japim një jetëshkrim të shkurtër të profesor Rrahmanit.

Rrahman Balla (1935-2020)

Ka lindur në Farkë më 13 mars 1935. I kryen studimet fetare të mesme në Medresenë e Tiranës në vitin 1956. Pas Medresesë vazhdon një vit studime në Institutin Pedagogjik të Tiranës për mësuesi dhe në gusht të vitit 1957 jep mësim për herë të parë në Krujë, për të vazhduar më tej në fshatrat Milot e Borizanë. Vazhdon të japë mësim si mësues fillore e i tetëvjeçares në fshatin e vendlindjes në Farkë.

Në vitin 1977 zhvillon një kurs specializimi një-vjeçar për biologji dhe ushtron mësuesinë deri në vitin 1990, kohë kur del në pension. Në vitin 1991 e deri më 1993 me rihapjen e Medresesë së Tiranës në anekset e xhamisë së Kokonozit u mëson Kuranin nxënësve të Medresesë. Vazhdon të shërbejë në këtë xhami edhe më pas në tetor të vitit 2000 caktohet si myezin i xhamisë së Kokonozit, duke zëvendësuar myezinin e mëparshëm Haxhi Sula. Ndërron jetë më 4 gusht 2020.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

“Portokallia” mbyllet përfundimisht? Pas déshtímit me “Kosheren”, Altin Basha sjell projekt të ri (VIDEO)

Nëse i hedh një sy profilit zyrtar të Top Channel-it në Youtube, kupton se programi më i dashur për shqiptarët është “Portokallia”. Kjo vlen sidomos...

Edhe pse u tërhoq nga ekrani, Xhemi Shehu do rikthehet sërish dhe gjejeni pak se ku! (VIDEO)

Moderatori dhe aktori i njohur, Salsano Rrapi, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Goca dhe Gra’. Salsano Rrapi nuk i ka shpëtuar ‘pyetjes...

Çméndet Monika, i kërkon Donaldit puthje në buzë! (VIDEO)

Sot në “Big Brother VIP” ka qenë dita e dënímeve dhe Donaldi është dénuar t’i përgjigjet çdo gjëje “Po”. Pjesë nga biseda: Monika: Unë dua të...

Iliri sheh gruan në ëndërr dhe shpreh dëshirën e pazakontë (VIDEO)

liri ka rrëfyer ëndrrën e tij me Emanuelën dhe planet për tu bërë me fëmijë të dytë. Gjatë një bisede me Einxhelin, u shpreh se...

Konkurrenti i PërPuthen shòkon me deklaratën e tij: Ne nga Dukagjini nuk i përmendim gratë! (VIDEO)

Eduard Kuçi është rikthyer përsëri në “Për’Puthen” dhe sot ishte takimi i tij i parë me Ana Lleshin. Ana e pyeti se përse ka vetëm...
error: Alert: Content is protected !!