Vera duket se nuk ka ndërmend të largohet me hítin më të fundit që është publikuar sot nga Gjiko dhe Melinda.
Températurat janë ngrítur tashmë me bashkëpunimin e shumëprítur të dyshes të titulluar “X5”.
Kënga është punuar nga RedBox ndërsa klipi nga Entermedia. Për projektin muzikor dyshja kishte njoftuar prej ditësh ndërsa klipi i përmbushi pritshmëritë me atmosferën verore dhe plot ngjyra.
Në fillim të korrikut, Gjiko solli këngën e tij “Xhiro” e cila iu shtua listës së hiteve të verës, teksa vetë reperi pretendoi se me këtë këngë “ka ndërruar lojën”.
Nga ana tjetër, Melinda ka tre javë që ka sjellë këngën e saj të re të titulluar “Nashta” që numëron 5.1 milionë klíkime duke u renditur në mesin e sukseseve të saj.