Reperja shqiptare Loredana, po përflítet në mediat gjermane si preténdente për t’u bërë pjesë e jurisë së një prej spektakleve më të njohur vendas.
Si çdo vit, thashéthémet janë shpërndàrë me shpejtësi të madhe: Kush do të jetë në jurinë e sezonit të ri të “Deutschland sucht den Superstar” ngjitur me anëtarin më të vjetër, Dieter Bohlen?
Emri i Loredanës është përfòlur nga shumë media, bashkë me atë të kolegut të saj Bushido.
Sezonin e kaluar, fituesi i vitit 2011 Pietro Lombardi ishte jùrist. Por ai tashmë është larguar bashkë me kolegët e tij, këngëtarin Xavier Naidoo dhe koreografen Oana Nechiti.
Siç shkruan “20 Minuten”, Loredana është përfòlur se mund të jetë pjesë e spektaklit, por RTL hédh pòshtë lajmin duke thënë se reperja zvicerane nuk do të bëhet pjesë e bordit të jurisë.
Zëdhënësi i RTL Anke Eickmeyer njoftoi se emrat e jurisë do të shpàllen brenda ditëve të ardhshme.
“Deutschland sucht den Superstar” është një emision si “American Idol” apo “X Factor”, ku mes shumë pretendetësh për zërin më të bukur, zgjidhet syper ylli i Gjermanisë.
Nëse Loredana do të jetë pjesë, me siguri do të ishte një lajm shumë i mirë për reperen, karriera e së cilës po sheh vetëm rritje!