Mesa duket historia e para disa javëve u përsërit sërish në doganat kufitare me Greqinë, ku emigrantët shqiptarë rrijnë me orë dhe ditë të tëra për të kaluar nga ana tjetër në terrítorin grek.
Pala greke në doganën e Kapshticës ka mbyllur kufirin ditën e sotme, duke deklaruar se kuota ditore prej 300 personash që duhet të kalojnë është plotësuar që në orët e para të mëngjesit.
Nga ana tjetër emigrantët dhe fëmijët e tyre ankohen se në pikën kufitare nuk ka kushte as për gjërat bazike si për kryerjen e nevojave personale, për ushqimet dhe ujin e pijshëm.
Në radhët e gjata të pritjes prej shumë orës, fëmijët të lodhur e të mérzitur kërkojnë që të ushqéhen.
“Është shumë e vështirë. Nuk di çfarë të bëjmë. Nuk kemi as bukë as ujë, présim gjithë këto orë. Dua të kaloj. Ushqime nuk ka mjaftueshëm”, është shpréhur një vajzë e vogël.
Ndërkohë Drejtoria e Mígracíonít u ka bërë thírrje udhëtarëve të mos udhëtojnë drejt pikës doganore të Kapshtícës, pasi është plotësuar kuota për ditën e sotme. Pritet që puna të rinisë sërish nesër në orën 06:00 të mëngjesit.
Por shumë prej udhëtarëve janë shprehur të révoltuar se kanë marrë konfirmimin për të kaluar ditën e sotme nga portali online, në faqen e Ministrisë së Jashtme greke, por sërish për shkàk të plotësimit të kuotës prej 300 personash në ditë, nuk janë lejuar që të kalojnë.
Emigràntët shprehen se kanë paguar edhe rreth 100 euro tàmponin për testin e Covid-19, një kusht i vendosur nga pala greke për shkàk të protokolleve të reja nga pàndemia. Por shumicës së emigràntëve, tàmponi prej 48-orësh nga momenti i bërjes siç e kërkojnë autoritetet greke, i skàdon afati ditën e sotme.
Siç duket pala greke mund që të japë më shumë se 300 konfirmime në ditë për pikën kufitare të Kapshticës, gjë që shkàkton një àmulli dhe radhë të gjata.