Nëse menduat se me verën po shuhen edhe bashkëpunimet, e keni gabim sepse një super duet sapo është konfirmuar.

Disa ditë më parë Gjiko dhe Melinda Ademi kanë konfirmuar këngën e parë së bashku, duke postuar nga një foto në llogaritë përkatëse në Instagram.gjikotheflyboy

Ditën e sotme ata na kanë bërë me dije se kënga do publikohet të dielën në orën 13:00 dhe me siguri do bëjë namin.

Në fillim të korrikut, Gjiko solli këngën e tij “Xhiro” e cila iu shtua listës së hiteve të verës, teksa vetë reperi pretendoi se me këtë këngë “ka ndërruar lojën”.

Nga ana tjetër, Melinda ka tre javë që ka sjellë këngën e saj të re të titulluar “Nashta” që numëron 5.1 milionë klikime duke u renditur në mesin e sukseseve të saj.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!