Nëse menduat se me verën po shuhen edhe bashkëpunimet, e keni gàbim sepse një super duet sapo është konfirmuar.
Bëhet fjalë pikërisht për një bashkim fòrcash mes Gjikos dhe Melinda Ademit dhe nuk dimë çfarë do të présim nga kjo dyshe e mrekullueshme.
Ka qenë vetë artistët që ka konfirmuar këngën e parë së bashku, duke postuar nga një foto në llogaritë përkatëse në Instagram.
Megjithatë, ata duket se na i kanë kursyer detajet, duke mos na treguar ende se kur do publikohet kënga dhe as titullin e saj.
Në fillim të korrikut, Gjiko solli këngën e tij “Xhiro” e cila iu shtua listës së hiteve të verës, teksa vetë reperi pretendoi se me këtë këngë “ka ndërruar lojën”.
Nga ana tjetër, Melinda ka tre javë që ka sjellë këngën e saj të re të titulluar “Nashta” që numëron 5.1 milionë klikime duke u renditur në mesin e sukseseve të saj.