Elvana Gjata na ka munguar të gjithëve këtë verë. Përtej faktit që nuk ka qenë aktive në muzikë, ajo u shkëput për dy muaj edhe nga rrjetet sociale.

Disa ditë më parë ajo u rikthýe në Instagram, duke publikuar disa foto ku shfaqet me një look të ri flokësh, por pas disa postimeve kuptuam se ato i përkasin së kaluarës.

Nostalgjike për look-un e saj të para 3 viteve, Elvana sjell një mori postimesh në njërën prej të cilave ajo shfaqet me mikun e saj Valdrin Sahiti. elvanagjataaaa

Mirëpo, ditën e sotme ajo ka postuar një video në Instagram, ku shihet duke notuar në det dhe nga sa na la të kuptojmë ndodhet në jug të Shqipërisë.

“Po marr frymë…nën ujë”.-ka shkruar ajo.

Nuk e dimë nëse ky rikthím i saj në rrjetet sociale përkon edhe me rikthímin në muzikë, por diçka e themi me siguri: na ka munguar shumë.elvanagjataaaa

Për herë të fundit këngëtaren e pamë në festivalin e RTSH ku debutoi me këngën e saj “Me tana”, por ka rreth 6 muaj dhe këngëtarja nuk ka sjellë ende asnjë këngë.

Disa javë më parë Valdrini tha në një intervistë se- “Sa herë që Elvana “hùmb”, ka një gjë të madhe për të prezantuar” – duke lënë të kuptohet se këngëtarja e njohur e skenës, tashmë ka projekte të reja e të mëdha për të prezantuar.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!