Një situatë aspak e këndshme i ka ndodhur ditën e sotme moderatores së njohur Dojna Mema, e cila ka rënë pre e gràbitjes.

Bukuroshja shqiptare ka ndarë disa video në Instastory duke na treguar se një person i ka vjédhur pasqyrën e makinës.

Në njërën prej tyre e revòltuar Dojna shprehet: “Dhe siç thotë populli dita e mirë duket me mëngjes. Sa bukur. Nuk di domethënë në çfarë nivelesh kemi arritur si shoqëri.”

Fundjavë të mbarë!”- ka shkruar ajo me iròni!

Nga kjo ngjarje duket të jetë mërzítur edhe gjyshja e Dojnës, e cila tashmë është bërë fenomen në rrjetet sociale…

Ndërkohë, moderatorja ka shpërndarë edhe një mesazh që i ka dërguar një ndjekës, që shkruan se personi i cili e ka vjedhur pasqyrën “do ketë qenë ndonjë hallexhi”.

E janë pikërisht këto mendësi dhe pikëpamje kaq të ngushta që kanë nxitur vesin në shoqërinë shqiptare, me dhjetëra raste që denoncohen çdo ditë e kush e di sa të tjera që fatkeqësisht nuk mund të bëhen publike.

Kujtojmë se para pak ditësh ishte moderatorja dhe këngëtarja e njohur Rozana Radi ajo që denoncoi në rrjetet sociale se një person i ishte futur në dyqan dhe i kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!