Djali i ish-deputetes së Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau ka festuar dje 1-vjetorin e lindjes. Nga fotot e shpërndara në profilin e politikanes, Ammar duket se i është gëzuar pafund festës së organizuar për të brenda shtëpisë.

Ish-deputetja është kujdesur për çdo detaj dhe siç shihet edhe nga fotot, festa është 100% e personalizuar për të birin.

Ajo ndan herë pas here momente nga koha që kalon me Ammar, i cili duket shumë i dhënë pas pikturës, megjithëse në moshë fare të vogël.

Esmeralda Shkjau u tërhòq nga jeta politike në përfùndim të mandatit të shkuar të PS dhe u zhvéndos në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka nisur një jetë të re.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!