Këngëtarja Dhurata Dora eksperimenton shumë rrallë me ngjyrën apo modelin e flokëve.
Atë e kemi parë zakonisht me flokë të gjata në ngjyrë gështenjë, por këtë herë ka vendosur të ndryshojë ekstrémisht ngjyrën. Ajo ka lyer flokët në ngjyrë bojëqiell të lehtë dhe duket kaq ndryshe.
Këngëtarja ka postuar disa foto me këtë model të ri flokësh dhe pavarësisht ndryshimit dràstik mund të themi se duket shumë mirë.
Ajo ka marrë shumë komplímenta nga fansa dhe miq të saj të cilët e kanë komplímentuar për ndryshimin dhe mënyrën se si duket.
Përveç suksesit të madh në muzikë, Dhurata Dora ka nisur të bashkëpunojë edhe me marka botërore.
Së fundmi, këngëtarja njoftoi përmes Instagramit se është ftuar nga Puma dhe Zalando për të qenë pjesë e kampanjës së tyre.
“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e kampanjës Puma dhe Zalando”, ka shkruar ajo poshtë videos përmes sëcilës dha lajmin.
Në anën tjetër, “Fajet” në bashkëpunim me Azet është projekti i saj i fundit i cili ka marrë goxha klíkime në YouTube.