Katër víktíma kanë hùmbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Fatkéqësisht, nuk e kanë fituar dot bétejën me sémùndjen në dy spítalet Covid, një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmùndje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 510 testime për të dyshùar të prékur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 120 raste pozitive. Shpérndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.
Aktualisht në spítalin Inféktiv dhe spítalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacíentë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacíentë të intùbuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2961, që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes dhe të zbatojmë me rigorozitet masat e vendosura, sepse vírusi është ende mes nesh.
Nëse keni shenja të sëmùndjes telefononi në numrin e Urgjéncës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psíkologjik apo çdo informacion për Covid19.