Besi dhe Xhensila janë një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, që pëveç projekteve artistike, përbëjnë interes edhe rreth jetës së tyre personale.
Megjithatë, duhet ta pranojmë se pas ardhjes në jetë të Ajkës, vajzës së tyre, interesi ka qenë më i madh për këtë të fundit, duke shtuar faktin se në fillim çifti ka qenë tejet hérmétik.
Mirëpo, në ditëlindjen e saj të parë, ata vendosën të na njohin me portertin e saj dhe që atëherë fotot familjare kanë qenë të shumta.
Ditën e sotme këngëtarja ka ndarë një foto në Instastory me të voglën e saj, teksa shijojnë një ditë në plazh.
Ndonëse në pamje të parë kjo duket një foto shumë e adhurueshme, neve na ra në sy një detaji, në trupin e këngëtares.
Në njërën prej këmbëve të saj shihet një shenjë, të cilën autorja e hitit “Sekreti im” nuk është munduar ta fshéh, ose i ka shpëtuar.
Megjithatë, nuk dihet ende se çfarë i ka ndodhur këngëtares, por me siguri lídhet me ndonjë incídent.
Ditët e fundit ajo është përfolur për një bashkëpunim të mundshëm me këngëtarin Ardian Bujupi, pas super suksesit të tyre me “Çika Çika”, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar…