Pas Dua Lipës, një numër i madh artistësh shqiptarë i janë bashkuar thírrjes për vendosjen e Kosovës në hartë.

Petícioni drejtùar kompanisë së njohur Apple, vjen pasi kùfijtë e Kosovës nuk ekzístojnë në hartën e tyre, duke bërë që Kosova të jetë pjesë e Serbisë sipas hartës.

Pas Duas, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Rita Orës, e cila e ka publikuar foton në llogarinë e saj në Instagram dhe ka etiketuar profilin zyrtar të Apple në këtë rrjet social.

Por jehona në mesin e artistëve vijon, pasi edhe Gjiko, Capital T apo Melinda Ademi kanë bërë thírrje për nënshkrimin e peticionit.

“Kosova ekzíston dhe duhet të respektohet”, ka qenë reagimi i këngëtares Melinda Ademi.

Edhe Sidrit Bejleri u ka bërë thírrje motrave dhe vëllezërve shqiptarë për nënshkrimin e petícíonit.

Petícioni nisi pasi në “Apple Maps” vija kufitare mes Kosovës dhe Serbisë paraqítet ndryshe nga ajo që është përdorur për vendet e tjera dhe në të duket sikur Prishtina është pjesë e Serbisë.

Kufíri i Kosovës në hartë është i ngjyrosur me një rozë të lehtë gati të padallueshme, emri i vendit nuk shkruhet dhe në të është shënuar vetëm kryeqyteti Prishtina.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij petícioni klikoni këtu.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!