Para pak orësh, Tayna ka publikuar këngën e saj më të re “Bass”. Edhe pse e sapo publikuar, kënga është pritur mjaft mirê.

“Bass” e solli fuqishëm reperen shqiptare, që pritet të jetë një sukses ashtu sikurse çdo këngë tjetër e saj.

Në tekst Tayna flet edhe për sukseset e karrierës së saj që nga fillimi.

Mirëpo, në sy bie edhe një tjetër detaj nga teksti i “Bass”, ku Tayna përmend flokët e Eni Koçit në kontekst pozitiv.

Nuk ka vonuar edhe reagimi i Enit e cila në Instagram ka shkruar: “Tayna fantastike si gjithmonë. Për flokët e mia e dini vet”. Duket se Eni e ka pritur mjaft mirë dhe e vlerëson Taynën si artiste.

“Bass” është projekti i parë i reperes nën logon e Sony Music. Vetëm pak ditë më parë, reperja njoftoi përmes një postimi në Instagram se ka nënshkruar një kontratë me shtëpinë e famshme diskografike.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!