Në muajin maj, këngëtarja Morena Taraku konfirmoi publikisht se është në një lídhje të re dashurie dhe ndihet shumë e lumtur.

Konfirmimi i lidhjes erdhi fíll pasi disa faqe në Instagram publikuan biseda ku pretendonin se kishin folur me këngëtaren. Kjo e fundit jo vetëm që tregoi se janë të sajuara, por pranoi se tashmë po shijon një romancë.

Ajo nuk e bëri publik identitetin e mashkullit që i ka vjédhur zemrën, mirëpo tregonte bisedat e gjata që bënte në telefon.

Gjithça ishte e bukur dhe Morena ishte e lumtur, por lídhja përfundoi shpejt.

Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja në postimin e fundit në Instagram, ku ka treguar se meriton më shumë.

“Të jesh single s’do të thotë që je i/e dobët, do të thotë se je i fortë mjaftueshëm për të pritur atë që meriton.”- janë fjalët në foton që la të kuptohet situatën aktuale.

Para disakohësh Morena Taraku ka qenë e lidhur me miliarderin iranian, Sasha Sobhan, me të cilin i dha fund pak muaj pasi u zbulua nga mediat.

Ai është djali i Ahmed Sobhani, ish ambasador i shtetit iranian në Venezuelë që është shquar për lídhjet e aférta pérfshirë edhe ato biznesore me liderin e dikurshëm, Hugo Chavez.K I N G   M T  ♔ 💙 Photo by K I N G   M T  ♔ on June 29, 2020. Image may contain: 1 person, ocean, sky, outdoor, water and nature

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!