Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë qenë në qendër të mediave së fundmi, pasi gjatë periudhës së karantinës konfirmuan lidhjen e tyre.
Ata ndàjnë herë pas here momente të ëmbëla nga përditshmëria e tyre me ndjékësit në rrjetet sociale, duke shkàktuar jo pak të qeshura.
Ditën e djeshme u raportua se çifti e ka çuar marrëdhënien në një tjetër nivel, pasi kanë nisur të bashkëjetojnë në Tiranë.
Tani që po përjetojnë një romancë të ëmbël, ata duken më të lumtur se kurrë dhe këtë e tregojnë edhe komentet që i lënë njëri-tjetrit në Instagram.
Jonida ka publikuar sot një foto nga pushimet në jug, dhe aq mjaftoi që Romeo të mos i rezistojë dot!
“O yll deti se qielli ka plotë”, shkruan aktori në postimin në Instagram, ku ka marrë edhe një koment super epik nga Jonida që ia kthen: “O peshkaqën deti”.
Aktualisht çifti ndodhet në jug, ku po shijon disa ditë pushimi dhe po na kënaqin me foto e video.