Të gjithë e dimë sa shpesh ndryshon look reperja Rina Balaj dhe sa shumë i pëlqen të luajë me ngjyrat në flokët e saj.

Disa javë më parë, ajo u kthye në kokëkuqe dhe realizoi gërshetat e famshme të verës, me të cilat publikoi disa foto super cool në Instagram.

Mirëpo, fíksimi me ngjyrën e kuqe nuk ka zgjatur më shumë.

Reperja e bëri sërish ndryshimin e saj dhe pavarësisht se të gjithë po luajnë me pamjen këtë verë, duket se Rina “u lòdh” nga ky trend.

Ajo vendosi t’i kthehet natyrales dhe errésoi flokët e saj, ndërsa më pas vuri exténsions për t’i zgjàtur.

Rina ndau pamje të look-ut të ri në Instagram, mirëpo ende nuk e dimë nëse kështu do ta shohim në ndonjë videoklip.

Kënga e saj e fundit erdhi në bashkëpunim me Sin Boy dhe u titullua “Fallin’ in love”. Reperja po na mban ende kuriozë për projektet e saj të reja.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!