Një studim i fundit i publikuar në ‘Nature’ thotë se një shumica e njërëzve janë imunë ndaj koronavírusít pasi kanë kaluar një ftohje të zakonshme.
Studiuesit nga Shkolla Mjekësore Duke-NUS nga Universiteti Kombëtar i Singaporit thonë se nga të dhënat e deritanishme ímuníteti ndaj Covid-19 nuk mùnd të zgjàsë më shumë se 12 muaj.
Antitrùpat ndodh që të zhdùken pas tre muajsh, por jo imùniteti. Studimet e fundit thonë se njerëzit mund të jenë imùnë ndaj koronavírusit pikërisht prej qelízave T të krijuara për të ftohtin. Sipas tyre, Qelizat T (lloj i límfociteve që koordinojnë sistemin ímunítar dhe janë në gjendje të zbùlojnë qelízat e inféktuara dhe t’i shkàtërròjnë ato) kanë aftësi memorizuese. Po ashtu qelizat T të krijuara nga kontakti i organizmit me koronaviruse të mëparshme, mund të jenë të mjaftueshme për një përgjigje imùne kùndër Covid-19, raporton Dosja.al
Ekipi testoi njerëz të shërùar nga Covid-19 për qelizat T dhe zbùloi se pacíentët e shëruar nga virusi SARS 17 vite më parë, kishin ende qelizat T specifike për SARS, të cilat mund të sigurojnë imunitet kundër koronavirusit, SARS-CoV-2.
Studimi i Duka-NUS është hulùmtimi i tretë që pretendon se koronavíruset përgjegjës për ftohjen e zakonshme mund të shkàktojnë një lloj imuniteti ndaj SARS-CoV-2.