Megjithëse janë shfaqur prej kohësh bashkë, Era Istrefi dhe Julian Perreta nuk e kanë përcaktuar asnjëherë se ç’janë në të vërtetë.

Marrëdhënia e tyre ka ngritur pikëpyetje tek publiku dhe prej kohësh është alùduar se dyshja po shijon një lídhje dashurie.

Pavarësisht se ata vetë thonë të kundërt dhe quhen vetëm shokë, ne e kemi të pamùndur të besojmë se janë vetëm të tillë!

“Era Istrefi është shoqja ime më e mirë. E dua shumë! Kemi kaluar shumë gjëra bashkë! Kemi udhëtuar rreth botës bashkë! Kemi jetuar bashkë! Nuk mund të ishim më pranë se kaq! Ajo është e gjithë bota për mua”.- u shpreh Perreta më herët.

Hmm, e gjithë bota një shoqe? Po për këtë urim ditëlindjeje ç’ka për të thënë?

“Gëzuar ditëlindjen “ríde or díe”, të dua kaq shumë dhe të uroj asgjë tjetër veç më të mirave dashuri! Kaq shumë kujtime dhe kohë të bukura ndër vite për t’u përmendur. Gjithmonë duke u kujdesur për njëri-tjetrin. Jam krenar për ty mama Stref, çfarë gruaje je!”

Na duket vetëm ne, apo mes tyre ka diçka më shumë? Gjithashtu në këtë ditë speciale të 26-vjetorit, nuk vonoi edhe urimi i Nora Istrefit për motrën e saj, Erën.

Krahas fotos së këngëtares, Nora kishte shkruar fjalët më të ëmbla duke shprehur dashurinë e një motre.

“Gëzuar ditëlindjen motrës time mbretëreshë! Jam e bekuar që të kam në jetën time! Ti je personi me zemrën më të bardhë në botë! Edhe pse më e madhe, gjithmonë mësoj diçka nga ti. Të dua në këtë jetë e përtej saj!”- shkruan Nora.

Era ka lindur më 4 korrik 1994 dhe është shenja e gaforres!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!