“Pushimet single apo çift” ishte tema e radhës në rubrikën e Manushit, në “E Diell” ku nuk mund të mungonte Shqipja e cila përsëri tërhoqi vëmendjen e mediave rozë me deklarat e forta.
Shqipja, ish-konkurrentja e Përputhen i ka habitur të gjithë në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, duke thënë se nuk e mbante mend kur kishte bërë pushime çift për herë të fundit.
“Unë do doja t’I kaloja verën cift këtë verë” pohon Shqipja, e cila më pas, pak e strésuar thékson faktin se ka njerëz të cilët janë më ímunítet të dobët drejt femrave dhe anasjelltas.
Nga kjo deklaratë Manushi gjen rastin dhe pyet live në studio Shqipen se kur ka qënë vera e fundit që ka kaluar pushime çift.
Kjo e fundit duket qeshur mohon të ketë kaluar ndonjëherë pushime në cift. Të gjithë të pranishmit në studio ndërhyjnë duke qeshur me deklaratën e Shqipes.
“Verën single unë e kam shijuar, por nuk jam edhe nga ato persona që i shijoj gjërat deri në fund sepse sikur nuk mbushem, nuk para mbushem.”
Pjesë nga debati në Top Channel:
Shqipja: Nuk e mbaj mend. Unë do të doja që verën ta kaloja çift, do të më pëlqente. Verën single e kam shijuar por nuk jam nga ata persona, se nuk mbushem.
Tea: Shqipja e ka shijuar prej kohësh verën single dhe i është mërzitur.
Bledi Mane: Çfarë ke bërë ke ngrënë karkaleca?
Shqipja: Çfarë janë këto injoranca që po flet.
Shqipja: Karkaleca shko shiko ata për tu dukur, që shkon mban dritaren në majë të katit të katërt.