Këtë javë Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi kishin zàptuar kryetitujt e mediave në lídhje me bashkëpunimin e tyre të parë.
Në disa foto të publikuara nga ditëlindja e Arilenës, ata njoftonin se së shpejti do të vijnë me një bashkëpunim, edhe pse nuk i dihet se kush do ta kompozojë duke qenë se të dy janë kantautorë.
Por sot Flori ka bërë një tjetër deklaratë në Instagram, ku ka hédhur poshtë të gjithë atë éuforínë e krijuar për bashkëpunimin me Albanin.
Ai shprehet se nuk do të ketë këngë të re, pasi nuk do që t’i lutet Albanit, i cili deri më tani nuk i ka kërkuar asnjë këngë të përbashkët edhe pse ka qenë shpesh herë në studion e Florit.
“Dua të informoj të gjithë ata që kanë spékuluar se unë me Albanin do të kemi material muzikor, nuk është e vërtetë, unë me Albanin nuk do të bëjmë asnjë këngë. Asgjë! Unë e kam mik prej kohësh, miq, kolegë, e takohemi për kortezi për etikë flasim por jo, këngë jo. Ka qenë 100 herë në studio ka bërë demo, si nuk i tha njer goja o Floro ta mendojmë një ditë ta bëjmë një këngë?! Se ça do lus Albanin unë, jo s’ka këngë”, shprehet Flori.
Shpresojmë që e gjitha kjo të jetë një shàka pasi ne na është ngritur mendja keq për një duet mes tyre dhe e duam brenda vitit madje!
Në vijim të jehonës për duetin me Albanin, Flori ka ndarë një tjetër moment pranë tij që ka shkaktuar mjaft të qeshura. Me një aplikacion që i ka shndërruar në të moshuar, Flori na tregon për pleqërinë e tyre.
“Akoma edhe në këtë moshë vazhdon më tregon këngën e re, më fal ishte reagim spontan. Se bajm dot! Ndoshta dhe mosha. Shihni mirë foton vazhdon më thotë ej Florim po dëgjoje dëgjoje pak këngën time të 1873. Tani që kujtohem po unë nuk dëgjoja mirë në rini, jo më tani në këtë moshë, prandaj po shkríhesha ndërkohë që luante një baladë prékëse”, shkruan Flori.