Mali i Zi ka votuar ditën e sotme legalízimin e partneritetin cívil mes personave të gjinisë së njëjtë, duke u kthyer në vendin e parë europian jashtë Europës Perëndimore dhe Bashkimit Europian që njeh lígjërisht çiftet e komunitetit LGBT (hòmòséksual, lesbike, biséksual dhe trànsgjinor).
Ligji është miratuar me 42 vota në parlamentin me 81 vende. Kështu deklaroi Blanka Radoseviç Maroviç, drejtoreshë në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Mínoríteteve për agjencínë e lajmeve Reuters.
Ky lígj ishte kùndërshtùar fillimisht në korrik të vitit 2019, por vendimi i sotëm, në një kohë kur vendi është duke avancuar rrugën e tij për negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, është mirëpritur nga liderët.
“Hap i mrekullueshëm në drejtimin e duhur për shoqërinë e (Malit të Zi), maturinë e tij demokratike dhe pròceset integruese” ka thënë kryeministri malazez, Dushko Markoviç përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.
Ky shtet, me rreth 620,000 banorë, është bërë anëtari i 32-të i Kombeve të Bashkuara që e njeh një formë të partneritetit cívil për çiftet e gjinisë së njëjtë.