Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë renditur nga Hungaria në listën e kuqe të vendeve me rrezíkshmërí të lartë nga përhàpja e vírusit.
Ky pénalítet vjen pas përkéqësimit të situatës me pandéminë në vend. Sipas masave të reja, hungarezët që kthéhen nga vendet e kësaj liste dhe asaj të verdhë do të jenë të detyruar të bëjnë kontrolle dhe të qëndrojnë në karantinë për dy javë, edhe nëse nuk janë të inféktuar.
I vetmi pérjashtím do të bëhet për ata që kanë dalë dy herë negativë në testin për koronavírus gjatë pesë ditëve të kaluara.
Ndërkohë, Serbia, Bullgaria, Rumania, Portugalia, Rusia, Suedia dhe Britania e Madhe janë vendosur në listën e verdhë, ndërsa udhëtimi nga Kroacia, që është destinacion i popullarizuar për pushime për hungarezët, për momentin, po zhvillohet pa kufízíme.
Lista do të përditësohet rregullisht në vijim të situatës me pandeminë. Hungaria regjistron 595 vdékje nga koronavírusi dhe 4,234 të inféktuar.