Pas 4 muajsh, ditën e nesërme prítet që të nisë transporti publik në kryeqytet. Dje, Bashkia e Tiranës njoftoi se kishte rënë dakord me shoqatat e transportit publik, duke bërë publike edhe rregullat që duhet të zbatohen nga të dyja palët. Nëse nuk zbàtohen masa, autoritetet kanë pàralàjmëruar se do të ketë ndéshkimé me gjòbë.
Protokolli i sigurisë që do të zbatohet:
Çdo përdorues i transportit publik qytetas/rrethqytetas është i detyruar të përdorë màska gjatë udhëtimit me autobus, si dhe këshillohen të mbàjnë një distàncë sigurie.
Në stacionet e qëndrimit udhëtarët janë të detyruar të përdorin màska gjatë pritjes së autobusit ndërsa personeli i transportit publik qytetas/rrethqytetas (shoferë, faturino, kontrollorë) do të jenë të detyruar të përdorin màska.
Për të màksimàlizuar sigurinë ndaj COVID-19, edhe punonjësit e shërbimit të opératorëve si: kontrollor, dispecer, si dhe stafe të tjera plotësuese do të jenë të pajisur me màskë mbrojtëse në momentin që janë prezent në mjet gjatë kryerjes së shërbimit.
Ndërkaq, sikurse është rënë dakord mes Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik, mjetet e opérimit do të dézinféktohén në mënyrë périodiké në ambientet e opératorit transportues nga stafi i tij dhe mjetet e opérimit në transportin qytetës/rrethqytetas për personelin e shërbimit (shoferë, faturino, kontrollorë) do të pajisen me dizinféktantë me bazë alkòoli.
Gjatë udhëtimit duhet të bëhet e mundur ajrimi i ambienteve të brendshme të mjetit, përgjatë gjithë kohës së udhëtimit, nëpërmjet sistemeve të ajrimit të vendosura në pjesën e sipërme të mjetit ose duke mbajtur hapur pjesët strukturore të dritareve që e kanë këtë mundësi në rastet kur mjeti është i pajisur me dritare ose me sisteme ajrimi.
Në çdo mjet do të vendosen postera për respektimin e rregullave të hígjíenës, të rekomanduara nga OBSH-ja, të vendosura në vende të dukshme për udhëtarët.
Për zbatimin me rígorozitet të masave të sigurisë, çdo udhëtar dhe punonjës i transportit publik mban përgjegjësi personale për mosrespektimin e këtij protokolli, si dhe janë objekt kontrolli nga organet kompetente dhe masat e parashikuara në protokollin e sigurisë do të kontrollohen nga orgànet kompéténte. /gazetareforma