Ditën e djeshme Mozzik dhe Kida publikuan bashkëpunimin e shumëpritur “PP”, që ende pa bërë 24 orë nga momenti i publikimit numëron jo pak, por 1.5 milion klikime.

Ajo që na bën përshtypje përveç vokalit të artistëve është edhe fakti se kënga është 6 minuta e 30 sekonda e gjatë dhe përbëhet nga dy pjesë: Paranojë dhe Pishmon.

Ky projekt i artistëve ka marrë edhe mbështetjen e kolegëve, të cilët kanë shpërndàrë këngën në rrjetet e tyre sociale, por neve njëri na tërhoqi vëmendjen.

E gjeni dot? As ne s’na kishte shkuar mendja, por ja që Fero ka mbështetur kolegët dhe nëse për Kidën suporti i tij nuk është surprizë s’mund të themi të njëjtën gjë për Mozzik.

Ai i ka bërë tag edhe këtij të fundit, i cili po ashtu e ka rishpërndàrë atë në profilin e tij.

Kështu, akulli mes tyre si duket është thýer dhe tashmë marrëdhënia është normalizuar, teksa pak muaj më parë në një intervistë për NIN, autori i hitit “Madonna” tha se e respekton Feron, ndërsa ky i fundit tha më pas në Instagram se do i jetë gjithnjë falënderues për mbështetjen.

Vlen të rikujtojmë se marrëdhënia e tyre pas largimit të Mozzik nga “On Records” nuk ka qenë shumë miqësore, madje ky i fundit asokohe është shprehur se Fero u bë i famshëm falë tij dhe Getinjos.

Mirëpo, këto tashmë i përkasin së shkuarës dhe gjërat mes tyre duken shumë mirë më në fund.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!