Megjithëse Luana u përpòq ta fshíhte, ditën e djeshme mediat zbùlùan se do sjéllë një këngë të re me këngëtarin latin Jay Santos, i cili ka ardhur në Shqipëri për të xhíruar klipin.
Xhírímet e këngës kanë filluar dhe moderatorja ka qenë tejet aktive në Instagram, duke ndàrë detaje nga prapaskenat, ku përvéçse po punojnë duket se edhe po kënaqen shumë.
Ajo për të cilën jemi shumë kuriozë është padyshim edhe veshja e Luanës e cila nuk zhgénjen kurrë, por këtë herë duket se ka përgatitur diçka vërtetë speciale pasi do vishet nga dora vetë Philipp Plein.
Lajmin e ka ndarë vetë moderatorja në Instastory, ku ka shpërndàrë një video në të cilën nuk shfàqet vetë, por i thotë grimierit të saj Arbër Bytyqin tu tregojë fansave se çfarë ka veshur.
Meqenë se mua nuk më lejon Arbëri që të dalë foto, thuaja éksklùzivé se çfarë kam veshur tani… që ma ka dhuruar Philipp Plein dora vetë.- thotë ajo téksa ka shkruar mbi video: Mezi prés t’jua tregojë dhuratat nga Philipp Plein.
Epo jemi të sigurtë se Luana do jetë një bòmbë e vërtetë në këtë videoklip, për të cilin ende nuk kemi një titull apo një datë publikimi, mirëpo me siguri projekti që po gatuhet do të vijë më shpejt nga ç’e présim!