Majk është një prej artistëve më në emër të momentit në Shqipëri dhe numëron hite në repertorin e tij muzikor.

Thuajse çdo këngë e Majkut është tepër energjike, siç ishte projekti i fundit “Zhytem” (Je t’aime) në bashkëpunim me Ghetto Geasy.

E kemi njohur si reper, ndaj shumica e njerëzve e presin të tillë edhe në jetën e përditshme.

Madje, duket se Majkut i thonë se është tepër i urtë live, ndërsa reperi sqaron se ajo çfarë njerëzit shohin në ekran është vetëm pjesë e punës së tij.

Majk ka ndàrë një meme në InstaStory, duke i dhënë njëherë e mirë përgjigje të gjithë atyre që mendojnë se është tepër i urtë live.

“Je shumë i urtë live” Çfarë pret që unë të bëj? Të repoj?”- shkruhet në postim.

Pra, njerëzit s’mund të presin që Majk të jetë aq “enérgjik” gjatë gjithë kohës, por duhet të mjaftohen me projektet e tij muzikore. U sqaruam?

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!