Vijojnë të zbàrdhen détaje të reja nga ngjàrja tràgjike në Kombinat. Së fundmi, shoqja e të mbíjetuarës Blerta Josifi, Etleva Kreci, ku tregoi se si e ka njohur Blertën por dhe familjen e saj.
“Me Blertën kam ndàrë 8 vite të studimit tonë. Kanë qenë vite me pafàjësinë fëmijënore, ka qenë shumë e përkùshtùar me familjen. Ndihmonte nënën bashkë me Anisën në treg në qytetin tonë. Duam t’i japim Blertës një dorë për ta nxjerrë nga kjo situatë, e t’i kthehet vajzës me plot ëndrra për jetën. Në gjimnaz ka qenë një bankë para meje. Ishte vajzë aktive, plot ëndrra e jetë. Me mbështetjen e familjarëve nga ana e tezes dhe dajës, ajo sikur e kaloi ngjàrjen e babait. Takimi im i fundit me Blertën ka qenë 6 vite më parë, pimë një kafe. Ajo më tregoi se kishte filluar punë, Anisa gjithashtu kishte mbaruar studimet. Ishin vajza pozitive, të gjithë do t’i donin në shoqëri”.
Ajo ka treguar se në fàkt nuk ka dëgjuar ndonjëherë për séktin në të cilin bënte pjesë Blerta dhe familja e saj dhe se nuk kanë folur për këto tema.
“Në grupin shoqëror ajo nuk fliste për takimet në Kishë. Kurrë nuk kemi folur për bësimin e tyre. S’ka qenë asnjëherë temë e diskutimeve tona puna e besimit,” tha Reci.
Ngjàrja e réndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe trònditi opiniònin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdékur të dy grave kanë “bashkëjetuar” për ditë me radhë me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjétën të vdékura në banesë, ndërsa në gjéndje të réndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pàjetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë.
Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, polícia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të séktit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta ndodhet e shtruar në spítalin Psíkíatrík të Tiranës.