Ndonjëherë për të depërtuar në tregun muzikor mjafton vetëm një ‘beat’ dhe një tekst i godítur dhe voila.

Këtë na e ka vërtetuar më së miri Don Xhoni, reperi nga Mitrovica, që mori famë pas ‘freestyle’ të tij të famshëm në emisionin e Meriton Mjekiqit.

Pas asaj puntate ai u bë tepër i njohur, teksa ka publikuar edhe një këngë të titulluar “Tjera llafe”, që po bën namin.

Pas suksesit të papritur ai tashmë është futur mirëfilltazi në industrinë e muzikës, pasi mbrëmjen e djeshme ka mbajtur edhe koncertin e tij të parë në Durrës, ku i vuri flàkën.

Mirëpo, reperi ka njoftuar edhe një surprizë tjetër për fansat në Instastory, ku shkruan se brenda datës 4-5 korrik do publikohet një këngë e re.

Doni nuk ka dhënë asnjë informacion më tepër, por besojmë se lidhet me bashkëpunimin e paralajmëruar me Encën.

Kujtojmë se disa ditë më parë ata publikuan në Instagramet përkatëse fotot e njërit-tjetrit dhe këtë e pamë si një shenjë bashkëpunimi.

Po ashtu Enca ishte e pranishme dje në koncertin e kolegut të saj, ndaj të cilit ka treguar mbështetje maksimale.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!