Në fillim të muajit qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë.
Çifti u bekua me një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Krid, i cili është kthýer në një ndër bebushët më të komentuar të momentit në showbiz-in shqiptar.
Të gjithë janë kuríozë të shohin portretin e Kridit dhe të mësojnë se cilit prej prindërve i ngjan më shumë. Teksa ne presim foto të të voglit, Elgiti ka ndàrë një tjetër detaj interesant për djalin e tij.
Duket se çifti është frymëzuar nga një film për emrin e të voglit, pasi vetë producenti ka ndàrë në InstaStory një foto domethënëse.
Ai ka fotografuar titullin e një filmi në ekran, “Krid 2”, pa shkruar asgjë më tepër rreth fotos.
Megjithatë, kjo lë të kuptohet se Elgiti dhe Klea janë frymëzuar pikërisht nga filmi i regjisorit Ryan Coogler, i cili tregon historinë e djalit të një kampioni peshash të rënda. Frymëzim interesant për t’i vendosur emrin të voglit!