Rreth një javë më parë, këngëtarja Jonida Maliqi ndàu në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shfàqej e veshur me xhaketën e zezë të “Balmain”.

Këngëtarja shkëlqente me këtë look, teksa xhaketën kishte zgjedhur ta kombinonte me një palë pantallona të gjera të zeza.

Me të njëjtën xhaketë, mbrëmjen e kaluar u shfaq Dafina Zeqiri gjatë emisionit me fëmijë “Në Kùrthin e Piter Pan”.

Kësaj here, Dafina kishte zgjedhur që xhaketën të mos e vishte me pantallona të gjata dhe look-u u pëlqye po aq shumë.

Sigurisht, publikut nuk i shpëtoi fakti që vajzat bënë “xing” me njëra-tjetrën dhe nëse u bëtë kuriozë, ju tregojmë çmimin e kësaj xhakete moderne me motive gri.

Faqja zyrtare e “Balmain” në Instagram tregon se shifra e xhaketës shkon 2990€.

Xhaketa thuajse të njëjta kapin shifra edhe më të larta, mirëpo ky çmim duket se ia vlen për sa kohë vajzat duken yll dhe na kënaqin sytë në ekran!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!